Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati, arrestohet administratori dhe 5 persona të tjerë në Fier

Aktualitet

Publikuar: 15/12/2024

Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati, arrestohet administratori dhe 5 persona të tjerë në Fier

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit pasi u kapën në flagrancë duke luajtur poker.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasit Eduart Varfi, 47 vjeç, Haxhi Kallashi, 32 vjeç, Mikelian Begaj, 26 vjeç, Avni Tahiri, 42 vjeç, Elsjan Xhaferi, 34 vjeç, dhe Klodian Hoxhaj, 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier, akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Lokali ku u arrestuan të rinjtë është në pronësi të 47-vjeçarit Eduart Varfi, i cili po ashtu u ra në prangat e bluve.

Gjatë këtij operacioni policor u sekuestruan shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.

Njoftimi i Policisë:

FIER

Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier operacioni i koduar “Poker”.

Kishte përshtatur lokalin e marrë me qera për të organizuar lojëra fati poker, vihet në pranga administratori i lokalit.

Në pranga dhe 5 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur poker.

Sekuestrohen shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit, kanë finalizuar operacionin “Poker”, dhe arrestuan shtetasit:

–  E. V., 47 vjeç, H. K., 32 vjeç, M. B., 26 vjeç, A. T., 42 vjeç, E. Xh., 34 vjeç, dhe K. H., 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në  lokalin e shtetasit E. V., duke luajtur poker.

Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit e mësipërm për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.