Përplasje në Kuvend: Dogjani shtyn me forcë Gardën te foltorja, tenton t’i afrohet dhe ndërpresë fjalën Peleshit

Politikë

Publikuar: 12/12/2024

Përplasje në Kuvend: Dogjani shtyn me forcë Gardën te foltorja, tenton t’i afrohet dhe ndërpresë fjalën Peleshit

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka shkuar te foltorja pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i dha fjalën Niko Peleshit, ku dhe është përplasur me Gradën.

Teksa në foltore po fliste socialisti Niko Peleshi, Dogjani ka tentuar që t’i ndërpresë fjalën.

Pasi Garda krijoi kordon pranë foltores, Dogjani është afruar dhe më pas i ka shtyrë më dorë në mënyrë që të kalonte dhe afrohej drejt foltores, por nuk është lejuar.

“Uluni në vend, ke vërrejetje. Ulu në vend dhe mos blloko foltoren. Fjalën e ka Peleshi”, tha Spiropali.