Jo vetëm për masakrën e Dobraçit, ja pse SPAK “zbarkoi” sot në banesat e Bajrajve

Aktualitet

Publikuar: 12/12/2024

Jo vetëm për masakrën e Dobraçit, ja pse SPAK “zbarkoi” sot në banesat e Bajrajve

Zbardhe detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK në Shkodër. 

Kontrollet janë kryer edhe në zonën e Dobraçit, e cilësuar si një prej pikave të nxehta sa i takon eksponentëve të botës së krimit.

Kontrollet janë kryer në banesat e Safet, Behar dhe Enver Bajrit, ku janë sekuestruar 5 automjete të blinduara.

Mësohet se kontrollet nuk janë kryer vetëm në lidhje me masakrën e ndodhur në Dobraç ku humbën jetën 4 persona, por edhe në lidhje me një hetim të ri të nisur nga Prokuroria e Posaçme.