Goditet banda e trafikut të armëve Kosovë – Shqipëri, arrestohen 16 persona, sekuestrohen 60 armë zjarri

Aktualitet

Publikuar: 12/12/2024

Goditet banda e trafikut të armëve Kosovë – Shqipëri, arrestohen 16 persona, sekuestrohen 60 armë zjarri

Një grup i trafikut të armëve Kosovë – Shqipëri është shkatërruar nga policia. Operacioni i gjerë policor është zhvilluar në të dyja vendet, duke shënuar një goditje të rëndësishme ndaj aktiviteteve të paligjshme.

Sipas raportimeve paraprake janë arrestuar 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 60 armë zjarri. Nga të arrestuarit, 6 janë ndaluar në Shqipëri, ndërsa 10 të tjerë në Kosovë.

Në kuadër të këtij operacioni janë kryer kontrolle në Tiranë, Ferizaj e Prishtinë.