Kastriot Cenko, 39-vjeçari që vrau bashkëshorten, Alba Cenko do të dalë para Gjykatës ditën e martë (10 dhjetor) për t’u njohur me masën e arrestit. Siç raportohet nga mediat greke 39-vjeçari ndodhet në gjendje shumë të keqe psikologjike, qan gjatë gjithë kohës dhe kërkon të dijë se çfarë po bëjnë dhe ku janë fëmijët e tij.
Gjithashtu 39-vjeçari është shfaqur i penduar ditët e fundit, teksa ka thënë se në momentin fatal iu errësuan sytë, pasi sipas tij e shoqja i kishte thënë se do largohej nga shtëpia me njërin nga dy djemtë e tyre.
“M’u errësuan sytë sepse ajo tha se do më lindte, duke marrë me vete një nga dy djemtë tanë. Jam i shkatërruar, do doja ta ktheja kohën pas”, tha Kastriot Cenko.