Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të protestës, pranë Pallatit të Kongreseve, kanë ndodhur përplasje fizike mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste, të cilët ishin të pranishëm në sheshin “Italia” për festimet e 35-vjetorit.
Pati një sherr masiv për disa minuta, teksa nga protesta bëheshin thirrje për qetësi dhe evitim të tensionit. Vetëm ndërhyrja e policisë e qetësoi situatën.
Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia.
Protestuesit para kryeministrisë kanë linçuar mbështetësit e PS. Siç shihet një grup nga turma i kanë ndjekur nga pas me vrap. Pas kësaj situate ata më pas kënduan në kor himnin kombëtar.