Shpërthimi me tritol në Vlorë, lokali në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i ekzekutuar tre vite më parë

Kronike

Publikuar: 08/12/2024

Shpërthimi me tritol në Vlorë, lokali në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i ekzekutuar tre vite më parë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në një lokal në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë. 

Sipas raportimeve, lokali nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur. Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që pasi ka ndezur fitilin e tritolit është larguar menjëherë.

Sipas raportimeve lokali “The Boss” është në pronësi të familjes së Bledar Birçajt. Ky i fundit është ekzekutuar para tre vitesh në Vlorë. Ndërkohë lidhur me ngjarjen, policia ka nisur me shoqërimet.