Shpërthim tritoli në një lokal në Lungomare, shkaktohen dëme të shumta materiale (Detaje)

Kronike

Publikuar: 08/12/2024

Shpërthim tritoli në një lokal në Lungomare, shkaktohen dëme të shumta materiale (Detaje)

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në Lungomare mëngjesin e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:30, ku në zonën e Lungomares është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Në mjediset e një bari (lokal) në verandë është vendos një sasi tritoli e cila ka shpërthyer duke sjellë deme të konsiderueshme materiale.

Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.

Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.