Meta mesazh nga burgu për Ditën e Rinisë: Besoj në shpirtin energjik të të rinjve për të marrë në dorë fatet e tyre

Politikë

Publikuar: 08/12/2024

Meta mesazh nga burgu për Ditën e Rinisë: Besoj në shpirtin energjik të të rinjve për të marrë në dorë fatet e tyre


Ilir Meta ka përcjellë një mesazh nga burgu me rastin e 8 Dhjetorit, Ditë Kombëtare të Rinisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet besimplotë se të rinjtë do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit.

Meta ka shprehur mirënjohje për të rinjtë dhe për Azem Hajdarin që 34 vite më parë futën Shqipërinë në rrugën e lirisë dhe të demokracisë.

Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë!

Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.

Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”, shkruan Meta.