Dhunoi dhe tentoi të abuzonte seksualisht me të moshuarën, ndalohet 38-vjeçari në Pukë

Kronike

Publikuar: 08/12/2024

Dhunoi dhe tentoi të abuzonte seksualisht me të moshuarën, ndalohet 38-vjeçari në Pukë

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Pukë ku dyshohet se një 38-vjeçar ka dhunuar dhe ka tentuar të përdhunojë një të moshuar 74-vjeçare.

Burimet bënë me dije se u ndalua 38 vjeçari Fatmir Shyti, person me precedent të mëparshëm kriminalë, për veprat penale “dhuna në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

”Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativ딑, njoftoi policia.