“Autorët të lirë, djali në dhe”, babai i Fatjon Bicit: Do marr masa vetë, nëse nuk merr shteti

Aktualitet

Publikuar: 08/12/2024

“Autorët të lirë, djali në dhe”, babai i Fatjon Bicit: Do marr masa vetë, nëse nuk merr shteti

Babai i Fatjon Bicit i cili u vra më 16 Maj 2023 në Gramsh bëri një deklaratë të fortë në Euronews Albania ku tha se nëse shteti nuk merr masa për dënimin e autorëve të vrasjes së djalit të tij do të merrte masa të tjera për gjakun e të birit pasi sipas tij dy prej autorëve pjesmarrës në ngjarje janë liruar nga burgu dhe qëndrojnë në arrest shtëpie.

Gjyqi i parë në Tiranë, mua që jam i dëmtuar nuk më ka ardhur as njoftim asgjë, ndërsa kriminelëve ja u kishte nisur. Personat e liruar i kam shumë afër dhe i bëj thirje shtetit ose të vendosi drejtësi ose unë do marr masa të tjera për gjakun e tim biri dhe unë nuk e lë deri sa të vdes, se po tallen me ne. Po dalin gojëdhëna se kanë bërë këtë e kanë bërë atë, por unë po pres shtetin, por shteti po më groposën”, tha babai i Fatjon Bicit.

Ai tha se ndihet i zhgënjyer nga drejtësia pasi sipas tij djali po i tretet në dhe ndërsa kriminelët lirohen. Ai thotë se nuk ka më durim dhe kjo gjë sipas tij është skandaloze.

Fatjon Bici u vra me thikë më 16 Maj 2023 vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit. Katër autorët të dyshuar rreth moshës 15 – 16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur kushëririn e tij.