Veliaj i përgjigjet Batonit, Vesho mallistit, analistëve me vila dhe mediave të Nongratës: Shantazh për favore, nuk bie prê e presioneve të tyre

Kryesore

Publikuar: 07/12/2024

Veliaj i përgjigjet Batonit, Vesho mallistit, analistëve me vila dhe mediave të Nongratës: Shantazh për favore, nuk bie prê e presioneve të tyre

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas sekuestrimit të telefonit të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa prej agjentëve të BKH-së, në kuadër të një hetimi pasuror ndaj tij. Në reagimin e tij, Veliaj ka dhënë disa mesazhe.

Së pari, Veliaj shprehu mbështetjen për SPAK, strukturë e cila po shemb murin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, duke çuar prapa hekura kupolën e vjetër politike, e cila sundon prej 30 vitesh shqiptarët duke i vjedhur për t’i sunduar dhe sunduar për t’i vjedhur. Veliaj mbështet edhe hetimin pasuror ndaj tij, duke vendosur një standard në politikën shqiptare. “Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap“.

Së dyti, Veliaj i ka dhënë një përgjigje mutacionit mediatik Vesho mallistit, i cili dje ka publikuar mbi 30 lajmë ndotëse me gjysmë të vërteta për Veliaj dhe familjarët e tij, por edhe mediave të tjera nën hijen e Nongratës apo Baton Haxhiut pjesë e dosjes së korrupsionit të Ilir Metës, gazetarëve të rekrutuar nga bandat, analistëve me vila etj. Veliaj tha se po sulmohet nga të ashtuquajtura media, të cilave u ka refuzuar kërkesat për leje ndërtimi dhe favore të tjera. Për shembull, Vesho mallisti i ka kërkuar leje ndërtimi për bankomatin e tij Ben Rreli, Baton Haxhiu i ka kërkuar para në këmbim të sondazheve të fabrikuar, dikush tjetër tendera etj. “U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta“.

Së treti, Veliaj u distancua nga kasta e vjetër dhe e korruptuar politike, e cila ka instaluar kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Veliaj i referohet këtu Sali Berishës, non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe si i korruptuar dhe minues i demokracisë, nën akuzë nga SPAK si i korruptuar, por edhe Ilir Metës, sot në burg për korrupsion dhe pastrim parash. “Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë“.