Avokati Idajet Beqiri, komentoi arrestimin e Ilir Metës, teksa u shpreh se shqiptarët panë që në këtë vend reforma në drejtësi po jep efektet e veta.
“Problemi është që arrestimi i Metës ishte një ogur i mire, por Shqipëria dhe shqiptarët sepse panë më në fund që në këtë vend reforma në drejtësi po jep efektet e veta sepse po godet njeriun më të korruptuar dhe të kriminalizuar.
Një popull i tërë jo për ta politizuar apo për ta bërë më të madhe nga çfarë është thuajse u shndërrua në një gëzim kombëtar dhe në një çelje të syve dhe mendjes së shqiptarëve për të thënë që ky vend po bëhet me drejtësi.
Pas Sali Berishës, goditja e tij shihet një ngjarje madhore. Kërkimi i tyre dhe vënia në dyshim e drejtësisë nuk mund të presësh ndonjë reagim tjetër nga bashkëpunëtorët e kryekriminielit Sali Berishës”, tha Beqiri për ‘Tirana Live’ në ABC news.