Një grup kriminal në Itali, i cili operonte kryesisht në zonën Brescia, përdorte Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) për dërgimin e parave të krimit në Shqipëri, për të blerë më pas pasuri të paluajtshme apo investuar në kompani të ndryshme. Prapaskena mëson se pjesë e këtij grupi kriminal ishte edhe i famshmi Gëzim Sallaku, i dëbuar nga Italia si një person i padëshiruar dhe tepër rrezikshëm. Ai është arrestuar më herët në Itali dhe i janë sekustruar mbi 6 milionë euro pasuri.
Gëzim Sallaku është skeduar nga autoritetet italiane për vjedhje të makinave luksoze, për trafik droge, për mashtrim, evazion fiskal, falimentim të rremë, posedim të armëve të zjarrit etj. Sipas një dosje që autoritetet italiane sollën në Tiranës, Gëzim Sallaku ishte pjesë e një grupi të rrezikshëm i cili vidhte makina luksoze në Itali, duke i shitur më pas në Shqipëri dhe Rumani, dhe fituar kështu miliona euro.
Gëzim Sadiku i dërgonte paratë në Shqipëri me anë të BKT-së, banë e cila nuk kishte sinjalizuar tranfertat e dyshimta. Paratë dërgoheshin nga Panamaja dhe Zvicra, dy parajsa fiskale.
Në 23 korrik të vitit 2014, Sallaku ka dërguar në Shqipëri përmes Bankës Kombëtare Tregtare BKT rreth 200 mijë euro, ndërsa në 24 korrik 2014, ka dërguar 242 972 euro.
Paratë e krimit Gëzim Sallaku i investonte dhe i kamuflonte edhe në një kompani të quajtur GSA-SALLAKU, me nipt: K81729501R, me objekt eksport dhe tregtim të energjisë elektrike, gazit natyror, makinave etj.
Nga viti 2011 deri në vitin 2014, ka kamufluar në këtë kompani mbi 1 milionë euro para të pista. Vetëm në vitin 2021, prokuroria arriti të zbatonte ligjin anti-mafia duke i bllokuar një pjesë të pasurive bosit të krimit në Itali, Gëzim Sallaku. Janë sekuestruar vila, kompani, makina luksoze, apartamente, garazhe dhe pasuri të tjera., me vlerë mbi e milionë euro.
Konkretisht:
– Sekuestro 100% të aksioneve të shoqërisë “GSA Sallaku” sh.p.k, me aktivitet “Import, eksport, tregti autoveturash, kamionësh etj”, me seli në Durrës, me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Gëzim Sallaku;
– 2 apartamente, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;
– 20.600 m2 sipërfaqe toke arë, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;
– 1000 m2 sipërfaqe toke truall, mbi të cilën janë ndërtuar 2 banesa me sipërfaqe 140 m2 secila, në Durrës, në emër të shtetasit Gëzim Sallaku;
– Një godinë banimi dykatëshe dhe 2 apartamente banimi, në Durrës, në pronësi të shtetasit R. K.;
13 automjete të markave të ndryshme në pronësi të shoqërisë tregtare “GSA Sallaku”.
Historia e BKT
E themeluar që në kohën e Mbretit Zog, BKT u privatizua plotësisht në vitet 2000 nga koka e korrupsionit në Ballkan, Ilir Meta. Në vitin 2009, banka kalon në duart e kompanisë turke Çalik Holding Anonim Sirketi, themeluar nga Ahmet Çalık, i cili më parë është marrë me biznes në fushën e tekstileve.
Si administrator kryesor të BKT-së në Shqipëri, Ahmet Çalık ka caktuar Mehmet Seyhan Pencablıgil, një shtetas turk me disa gra. Dy ndihmësit kryesor të Mehmetit janë Uğur Tadik dhe Fatih Karli. Administratorë më periferikë janë edhe Miranda Çitozi, Skënder Emini dhe Ndue Maluta.
Prapaskena mëson se koka e korrupsionit dhe pastrimit të parave, Ilir Meta, disa ditë pasi të largohej nga Presidenca, bëri gati një dekoratë dhe u nis drejt Stambollit. Me një cermoni disi të fshetë, Meta i dha Ahmet Çalik titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Kjo lëvizje u fsheh nga Presidenca. Nuk dihet se sa e ka shitur Ilir Meta këtë titull, por dora e Metës qëndron pas privatizimit të BKT-së në vitet 2000.
Afera 23 milionë euro me Albtelekom
Albtelekom, i kontrolluar nga Ahmet Çalik, në vitin 2016 është përfshirë në një lëvizje tejet të dyshimtë dhe me hije të forta pazaresh, duke u tërhequr nga procesi gjyqësor, ku i kërkonte 23 milionë euro kompanisë Hermes së Arben Ahmetajt.
Albtelekom akuzonte Hermes se i kishte vjedhur 23 milionë euro me aferën e impulseve telefonike që në vitet 2000-2004. Pas skandalit, Ahmetajt u arratis në Rumani.
Kur Albtelekom u tërhoq, Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ministria e Financave kishte rreth 14 % të aksioneve te Albtelekom, para se të përthithej nga One Albania.
Pra, Ahmetaj në krye të ministrisë që kishte aksione te Albtelekom, tërhiqet nga gjyqi për interesa të kompanisë së tij private që ia kishte shitur Vilma Nushit, duke e përthithur dhe kamufluar me disa kompani.
Jo vetëm kaq. Por, Ahmetaj kishte edhe bashkëjetuesen, Erjola Hoxha, drejtoreshë kyçe tek Albtelekom.
Kumbari i pazarit mes Ahmetajt dhe Albtelekom besohet se është pupaci Ahmetajt, Genti Gazheli, ish ambasador në Turqi, sot drejtor doganash.
Por, nuk përjashtohet mundësia që pjesë e pazarit të jetë edhe Ilir Meta, i cili shfaqet kudo ku ndahen para.Fshirja e 23 milionë eurove nuk mund të bëhej pa dakordësinë e Ahmed Çalık.
Nuk dihet deri më sot se çfarë pasurie publike, favorimi dhe pazari i ka dhënë Ahmeti ynë Ahmedit turk për të fshirë 23 milionë euro që i vodhi Ahmetaj para vitit 2005.
Lidhja e BKT me mafien MCA-ADCA
Banka Kombëtare Tregtare ka bllokuar në mënyrë të paligjshme edhe llogaritë e qindra klientëve për llogari të gangrenës së mikrokredive MCA-ADCA, me pronarë mashtruesit e skeduar Olsi Ibro dhe Arben Meskuti.
Skema është zbatuar nga drejtorit turk i BKT-së Mehmet Seyhan Pencablıgil, i njohur si qejfli femrash dhe me disa gra, si dhe nga ish drejtoresha e Prokredit Bank Xhafa, dirigjente dhe në aferën e Shoqërisë aksionere “Miell Tirana”, e njohur si Arjana e miellit. Fitmet e këtij makinacioni besohet se mund të jenë ndarë bashkë.