Një grup deputetësh socialist, propozuan këtë të enjte një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Por deputetët e PD-së u revoltuan.
Kjo, pasi sipas tyre, PS po e përdor këtë për qëllime elektorale.
Flamur Noka u ngrit në Kuvend dhe tha se PD nuk do e lejojë faljen e gjobave.
Madje ai tha se ky propozim për faljen e gjobave, është genocide.
“Jemi ne ata që kemi mbrojtur interesin e qytetarëve.
Ju i keni përdorur. Nuk do e lejojmë këtë ligj.
Ky është genocid”, tha Noka nga Kuvendi.
“Më thuaj zonjë, a mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit?
A ishit ju që ju thoshit shqiptarëve se koha e pandëshkueshmerisë ka marrë fund? Që burgosët 38 mijë shqiptare pse riparuan një dritare apo një kotec pulash?
Tani që po vijnë zgjedhjet, u thoni shqiptarëve që këta përbindësha, këta ujqër të tërbuar kanë veshur lëkurën e deles, sepse ju duhen vota”, vijoi Noka.
Nuk kuptohet se çfarë ka pasur në mëndje Noka, që e quan genocide një ligj për faljen e gjobave.
Që PS e bën këtë për efekt të zgjedhjeve, është e kuptueshme.
Por të thuash genocid, vetëm Noka mund ta shpjegojë.