Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi ka plagosur me thikë vëllain e tij 53-vjeçar.
Policia bën me dije se dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin për motive të dobëta në banesë në rrugën “Don Bosko”.
Pas plagosjes 53-vjeçari u dërgua në spital ku po merr trajtimin mjekësor.
“G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;”, njoftoi policia.