Investuan paratë e kokainës në Shqipëri! SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia

Kronike

Publikuar: 29/11/2024

Investuan paratë e kokainës në Shqipëri! SPAK hetim pasuror grupit të Suel Çelës, priten 3 ekstradime nga Belgjika dhe Italia

Organizata kriminale e drejtuar nga i kërkuari Suel Çela, u zbulua dhe shkatërrua pas hetimeve të SPAK të koordinuara me partnerët në disa vende, përfshirë Belgjikën dhe Italinë ku janë kryer disa arrestime. SPAK ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të përcjellë kërkesat për ekstradimin në Shqipëri të të arrestuarve si pjesë e kësaj organizate, duke informuar se hetimet po vazhdojnë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë vendimtar për këtë goditje. Paralelisht për personat e dyshuar si anëtarë të organizatës ka nisur edhe hetimi pasuror. Organizata dyshohet të ketë vepruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së dhe aktivitete të tjera të paligjshme, duke përfituar shuma të konsiderushme parash te cilat i kane investuar edhe në Shqipëri në sektorë të ndryshëm. Ndërkohë, autoritetet janë duke përpunuar provat dhe dëshmitë për të çuar anëtarët e grupit përpara gjykatës. Më 27 nëntor, GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 20 personat e akuzuar si pjesë e kësaj organizate ndërsa ndryshoi masën vetëm për avokaten e grupit Blerina Beqirin, nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje. Deri tani rezultojnë 4 persona në kërkim mes tyre kreu i bandës, Suel Çela, Prekë Kodra i cili konsiderohet snjaperisti i grupit, Fuad Verzivolli e Ledio Zabeli.

Të arrestuar në Belgjikë rezultojnë vëllai i Suelit, Mario Çela dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, Sergeri Hasanpapaj. Ndërsa në Itali u arrestua biznesmeni Bujar Shega, i cili konsiderohet truri financiar që pastronte paratë e grupit.

Në hetim me masë detyrim paraqitje janë edhe 2 gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha, ky i fundit i akuzuar edhe si anëtar i bandës kriminale, të cilët sipas SPAK kanë përhapur në media informacione dezinformuese në favor të bandës së Suel Çelës.

Grupi i Suel Çelës

Arrest me burg për  

-Mario Çela (i arrestuar në Belgjikë më parë për vepër tjetër penale)

-Xhino Roka

-Klaus Matishi

-Sergei Hasanpapaj (arrestuar në Belgjikë)

-Bruno Azizolli

-Ledio Zabeli

-Marsel Roka

-Ado Xhika

-Metin Mehja

-Renato Hasani

-Pajtime Fetahu

-Dedan Gjoni

-Bujar Shega (i arrestuar në Itali)

-Hajdar Lala

-Në kërkim me masë sigurie arrest në burg në mungesë

-Suel Çela

-Prekë Kodra

Fuad Verzivolli

-Skënder Sufaj

-Detyrim paraqitjeje:

-Artan Hoxha

-Elton Qyno

-Blerina Beqiri (avokatja)

/shqiptarja.com