Europol: Arrestohet në Rinas kreu i dyshuar i trafikut të heroinës nga Irani në Europë (Emri)

Kronike

Publikuar: 29/11/2024

Europol: Arrestohet në Rinas kreu i dyshuar i trafikut të heroinës nga Irani në Europë (Emri)

Një operacion ndërkombëtar mbështetur nga Europol ka çuar në arrestimin e një trafikanti të dyshuar heroine që drejtonte një rrjet kriminal që shtrihej nga Irani në Evropën Perëndimore.

Si pjesë e këtij rrjeti në Shqipëri është arrestuar Nihat Ozbek me origjinë nga Turqia.

57-vjecari mësohet se u arrestua më 23 nëntor, sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit, por kapja e tij u mbajt e fshehtë për shkak se operacioni ishte ende në zhvillim nga Europol. Mësohet se Ozbek po udhëtonte nga Turqia në drejtim të Shqipërisë

Sipas hetimit është zbuluar se rrjeti i drejtuar nga turku, janë pronarë të një ngarkese prej 703 kilogramëve heroinë në portin e Hamburgut në Gjermani më 30 gusht 2022.

Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë sapuni me origjinë nga Irani.

Në këtë hetim morën pjese, Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane, Policia kufitare Shqiptare si dhe Europol, Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar.