Bllokimi i rrugëve, Gjykata e Tiranës vendos ”arrest shtëpie” për protestuesin e PD

Politikë

Publikuar: 29/11/2024

Bllokimi i rrugëve, Gjykata e Tiranës vendos ”arrest shtëpie” për protestuesin e PD

Gjykata e Tiranës vendos arrest në shtëpi për protestuesin Sokol Ndoj, i ndaluar pas protestës së 26 nëntorit në kryeqytet.

Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë me argumentin se i riu duhet të qëndrojë në këtë masë pasi rezulton të ketë edhe dy precedent të ngjashëm nga protestat e kaluara.

Të enjten u lirua me detyrim paraqitje lir Ahmedani, ndërsa në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues. Të proceduar në gjendje të lirë janë pothuajse të gjithë deputetët e opozitës si organizator. Bëhet fjalë për deputetët, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Saimir Korreshi, Asllan Dogjani, Albana Vokshi, Petrit Vasili, Petrit Doda, Isuf Çela, Andia Ulliri, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj  (deputetë) për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Ndaj Nokës rëndon dhe akuza “Goditjet për shkak të detyrës”.