Sekretari Blinken uron shqiptarët: Festojmë me krenari bashkë me ju!

Politikë

Publikuar: 28/11/2024

Sekretari Blinken uron shqiptarët: Festojmë me krenari bashkë me ju!

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë.

Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju“, thuhet në postim e Ambasadës në rrjetet sociale.

Urime Shqipërisë në 112-Vjetorin e Pavarësisë! Ambasada e ShBA feston me krenari bashkë me ju. Për të shënuar këtë ditë, Jakob Curatola-Wozniak, i cili po mëson shqip teksa shërben në Shqipëri me bashkëshorten e tij, interpretoi himnin kombëtar”, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë që një mesazh për pavarësinë ka dërguar dhe sekretari i Shtetit.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, shkruan Antony Blinken.