Mori leje nga burgu grek për 6 ditë, arratiset shqiptari i dënuar me 15 vjet heqje lirie

Aktualitet

Publikuar: 28/11/2024

Mori leje nga burgu grek për 6 ditë, arratiset shqiptari i dënuar me 15 vjet heqje lirie

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Greqi, ku një 35 vjeçar shqiptar është shpalluar në kërkim pasi është arratisur nga burgu. Ai kishte marrë leje 6 ditore nga burgu i Agios Stefanos, por nuk ishte rikthyer më pas skadimit të afatit.

Ai ndodhej që prej vitit 2019, bazuar në një vendim të Gjykatës Së Apelit të Janinës, e cila e kishte dënuar shqiptarin me 15 vite e 6 burg dhe u gjobit me 50 mijë euro gjobë nën akuzë për trafik droge.