Gjikondi për lirimin e Berishës: Vendim politik! Gjyqtarja tregoi mirënjohje për ata që e vunë

Politikë

Publikuar: 28/11/2024

Gjikondi për lirimin e Berishës: Vendim politik! Gjyqtarja tregoi mirënjohje për ata që e vunë

Juristja Brisida Gjikondi, komentoi vendimin e dhënë për Sali Berishën, si një vendim politik, dhënë nga një gjykatëse qartazi që ka kompromentuar zbatimin e ligjit, dhe se vendimi është pjesë e marrëveshjeve Rama- Berisha, me dhjetra fije të nëndheshme.

Dumani e paralajmëroi këtë që ndodhi sot, pasi la të kuptohet në intervistën e dhënë në Alban Dudushin në RTSH se ndonëse ka gjyqtarë që kanë kaluar vettingun, ata vijojnë të kenë qasje te korruptuar.

Nuk ka qenë vendim i papritur. Është vendim i pastër politik, pjesë e një marrëveshje me shumë fije mes Ramës dhe Berishës. Është qartazi një vendim i pastër politik. Gjyqtarja që dha vendimin ka vetëm 2 vjet si gjyqtare në GJKKO.

Ajo është një gjyqtare që ka falë një person që pranoi akuzën për korrupsion, se ka marrë para, por ajo tha se nuk e dënoj dhe e liroi. Mund të jetë dhe mirënjohse ndaj atyre që e kanë sjellë aty. Ata gjyqtarë që i dhanë vulën Berishës ishin të mirë, kur po këta gjyqtarë dënuan Salianjin deklaruan se ishin të Ramës”, tha Gjikondi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH.