Bie zjarr në një banesë në Allias, lëndohen dy fëmijë të mitur

Aktualitet

Publikuar: 28/11/2024

Bie zjarr në një banesë në Allias, lëndohen dy fëmijë të mitur

Dy fëmijë të mitur kanë marrë lëndime të lehta, për shkak të një zjarri që ka rënë në banesën e tyre në Allias, Tiranë.

Policia thotë se po heton për shkaqet e rënies së zjarrit.

“Më datë 28.11.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në Allias, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. R., dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur. Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia e Tiranës.