Protesta e dhunshme e opozitës, deputetja e PD: S’do ndalemi! Është radha jonë!

Politikë

Publikuar: 27/11/2024

Protesta e dhunshme e opozitës, deputetja e PD: S’do ndalemi! Është radha jonë!

Opozita zhvilloi një tjetër protestë të dhunshme ditën e djeshme, ku pati përplasje të shumta me efektivët e policisë.

Pas përfundimit të protestës që zgjati për rreth 3 orë, policia shoqëroi rreth 40 protestues.

Deputetja e PD, Lindita Metaliaj me anë të një postimi në Facebook tha se 21 protestues nga Lezha dhe Shkodra janë lënë të lirë. Ajo shton se nuk do të ndalen. 

Sapo u liruan 21 protestuesit nga Lezha dhe Shkodra që u ndaluan dhe u shoqëruan në Komisariatin nr. 6 . Ndalim i paligjshëm, dhe antikushtetues në shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore!

Protesta dhe tubimi është një e drejtë kushtetuese e pamohueshme që garantohet dhe mbrohet nga legjislacioni shqiptar! Ne nuk ndalemi! Është radha jonë!”, shkruan Metaliaj.