Demokratët në ekstazë për lirimin e Berishës, avokati: Është zëvendësim mase, jo revokim!

Politikë

Publikuar: 27/11/2024

Demokratët në ekstazë për lirimin e Berishës, avokati: Është zëvendësim mase, jo revokim!

Avokati Arbër Hoxha foli për heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës nga ana e GJKKO. Hoxha theksoi në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se nuk kemi të bëjmë me një revokim të masës së sigurisë, por zëvëndësim të saj. 

“Mos të mbytemi me një pikë ujë. Kemi të bëjmë me zëvendësim mase jo revokim, revokimi ndodh kur nuk ka kushtet e sigurimit. Minimalisht duhet ta kishte pushuar çështjen dhe revokuar.

Jemi përpara zëvendësimit të masës që bëhet për 5 ditë. Gjykata nuk shikon se ekziston kushtet e arrestit shtëpiak por detyrimi me paraqitje. Provat janë grumbulluar, nuk ekziston rreziku që Berisha të kryejë një vepër të rrezikshme.

Është revokuar masa e sigurimit dhe është kërkuar një masë e ndryshme ajo e detyrimit. Duhet të presim zbardhjen e vendimit. Është revokuar masa e arrestit në shtëpi dhe kërkesa për masën e detyrimit me paraqitje”, tha ai.