“Mos e lëvizni nënën”, e moshuara ndihet keq prej gazit lotsjellës

Politikë

Publikuar: 26/11/2024

“Mos e lëvizni nënën”, e moshuara ndihet keq prej gazit lotsjellës

Një qytetare e moshuar ka shfaqur probleme shëndetësore prej gazit lotsjellës në mes të turmës së protestuesve te Bashkia e Tiranës.

Eksponentë të opozitës kanë bërë thirrje me megafon që një ambulancë të shkojë në ndihmë të saj, duke shtuar se “gazi lotsjellës është vdekjeprurës”.

Ka probleme në frymëmarrje. Mos e lëvizni nënën pa ardhur ambulanca”, dëgjohet teksa thotë një protestues tjetër. Vijojnë tensionet edhe në akse të tjera të kryeqytetit.