Erion Braçe kujton tërmetin e 26 Nëntorit: Si sot 5 vite më parë ishte dita më e trishtë!

Aktualitet

Publikuar: 26/11/2024

Erion Braçe kujton tërmetin e 26 Nëntorit: Si sot 5 vite më parë ishte dita më e trishtë!

Deputeti Erion Braçe, ka kujtuar tragjedinë e tërmetit fatkeq të 26 nëntorit 2019.

Braçe shkruan se ishte në Thumanë atë ditë, dhe e cilëson atë si agimin më të trishtë që ka jetuar.

26 nentor 2019; Ne kete ore, pese vite me pare, une isha ne Thumane. Ka qene agimi-lindja e diellit me e trishte qe kam jetuar; nuk kisha pare e nuk kam pare aq shume jete te humbura ne nje agim!”,shkruan deputeti.

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4 ishte një nga më të fortët që është regjistruar ndonjëherë në vendin tonë. Si pasojë e lëkundjeve të forta u shembën qindra ndërtesa, duke shkaktuar 51 viktima, të cilët mbetën nën rrënoja si dhe mbetën të pastrehë mijëra shqiptarë.