Në një kohë kur grupet kriminale vijojnë të hanë kokat e njëri-tjetrit dhe të pastrojnë paratë në Tiranë dhe bregdet, 95 % e klasës politike të korruptuar shijon paratë publike dhe pasuritë e plaçkitura dhe oligarkët mbeten të paprekshëm, SPAK me në krye Altin Dumanin u ka shpallur luftë mediave dhe gazetarëve jo pronarë, të vetmit aleat të vërtetë dhe pasqyrë e SPAK-ut në Shqipëri.
Mëngjesin e sotëm, skuadra të BKH-së, me urdhër të Altin Dumanit dhe Vladimir Marës, kanë ushtruar kontrolle në banesat e disa gazetarëve në Tiranë, në kuadër të një procedimi penal misterioz.
Reprezalje ka pasur edhe në banesën në Astir të gazetarit, Elton Qyno, duke i pataksur të dy djemtë e mitur. Ky është yryshi i dytë i SPAK-ut ndaj gazetarit Elton Qyno, i cili si pasuri ka një shtëpi modeste në Astir, aty ku banojnë rreth 90 % të gazetarëve të ndershëm. Lajm në përditësim….