Aksioni i SPAK-ut në Elbasan, kush është ish zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit me masën “arrest me burg”

Kronike

Publikuar: 25/11/2024

Aksioni i SPAK-ut në Elbasan, kush është ish zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit me masën “arrest me burg”

SPAK ka dhënë masat e sigurisë për 21 persona, të cilët janë pjesë e një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Mësohet se mes këtyre personave, bëjnë pjesë ish gjyqtar, dy gazetarë dhe ish zyrtari i lartë i policisë, Dedan Gjoni, i cili është arrestuar më parë nga policia.

Ish shefi i krimeve të Komisariatit Numër 6 është njohur me masën e dytë nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa vijon të vuajë dënimin e dhënë prej 4 vitesh e 8 muaj nga GJKKO-ja në një burg të sigurisë së lartë.

Ai akuzohej dhe u arrit të provohej se ishte pjesë e një organizate kriminale ku siguronte kushtet për kryerjen e veprave kriminale për shkak të detyrës si shef krimesh në komisariatin numër 6.

Tanimë, Gjoni është sërish subjekt i Prokurorisë së Posaçme, ndërsa do të pritet njoftimi i detajuar nga ana e SPAK për të mësuar edhe akuzën e dytë për ish zyrtarin e lartë të policisë.