Pesë vite më parë, konkretisht në vitin 2019-të, qeveria shqiptare bllokoi lejet e ndërtimit në Bashkinë Lezhë, ku bën pjesë dhe zona turistike e Shëngjinit, pasi binin ndesh me planin rregullues.

Por çuditerisht, sektori i ndërtimit kryesisht në bregdet, nuk ka ndaluar për asnjë çast përgjatë këtyre 5 viteve.
Dhjetëra ndërtime të reja shumë katëshe janë bërë përgjatë kësaj kohe e të tjera janë në proçes në të gjithë vijen bregdetare nga Kunja e deri në zonen e Ranës së Hedhur.
Sipas të dhënave dhe dokumentantave të siguruara nga Prapaskena, ndërtuesit, në bashkëpunim me autoritetet lokale, kanë përdorur një skeme të frikshme dhe antiligjore për të ndërtuar pa asnjë plan dhe rregull.
Përmes dokumentave të lëshuara nga Këshilli i Qarkut, institucion që drejtohet nga Agron Ivani dhe me firmen e punonjësit të këtij institucioni Ferdinand Ndoj janë lëshuar leje ndërtimi, në një kohë që qarku e ka të ndaluar me ligj një veprimtari të tillë që prej vitit 2009, por në këtë rast ky dikaster ka marrë rolin e kryeministrit duke firmosur leje ndërtimi.

Pjesë e kësaj skeme kriminale janë bërë edhe institucionet e tjera ligjzbatuese siç është Bashkia e Lezhës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i Drejtuar nga Rigels Nicaj, policia lokale dhe prokuroria.
Me bekimin e tyre, janë lejuar të ngrihen godina shumëkateshe në Shëngjin e shumë të tjera janë në proçes, pasi istitucionet përgjegjesë, siç duket, e kanë ndarë “tortën” sëbashku për të lejuar këtë veprimtari skandaloze, ku ndërtimet kanë zaptuar çdo pjesë të bregdetit të Shëngjinit.
Skandali shkon edhe më tej ku, pasi ndërtohet me dokumenta tërësisht të falsifikuara, këto objekte aplikojnë për t’u legalizuar, që aparatmentet të bëhen gati për shitje.
Piku i këtij proçesi arriti gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2023 ku lulëzuan shumë ndërtime, pasi të gjithë u vunë në shërbim të partisë në pushtet për të fituar Bashkinë e Lezhës.
Por disa muaj pas fitores së zgjedhjeve, duket se “ujërat” u prishen me disa prej ndërtuesve, ku Bashkia, përmes Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjës së Territorit, iu bllokoi punimet, pasi siç duket nuk i kishin mbushur pritshmeritë në zgjedhje dhe të tjerë u lejuan të veprojnë.
Por çudia më e madhe është se organet e drejtëisë janë bërë palë me këtë masaker që po i bëhet zones turistike të Shëngjinit.
Ndonëse e ka detyrim ligjor të hetojë dhe të vëje para drejtësisë përsonat përgjegjës Prokuroria e Lezhës, vetem iu ka bërë presion ndërtuesve për të ndarë tortën pa kryer asnjë veprim tjetër.

Kjo që ka ndodhur përgjatë këtyre pesë viteve në Shëngjin me ndërtimet dhe vijonë që të ndodhë është ndër krimet më të mëdha që po i bëhet kësaj zone turistike, e ata që po përfitojnë janë një grup oligarkësh ndërtimi dhe zyrtarësh lokalë të korruptuar.
Mjafton një hetim i Prokurorisë së Posaçme “SPAK” dhe shumë përsona mund të shkojnë pas hekurave në lidhje me masakrën e ndërtimeve në Shëngjin.