“Prokurorë të SPAK janë kërcënuar”, Dumani: Krimi i organizuar shqiptar është i rrezikshëm

Kronike

Publikuar: 22/11/2024

“Prokurorë të SPAK janë kërcënuar”, Dumani: Krimi i organizuar shqiptar është i rrezikshëm

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi se krimi i organizuar shqiptar është shumë i rrezikshëm dhe se mjaft prokurorë, familjarë të tyre, janë kërcënuar nga ky krim i organizuar.

“Lidhur me krimin e organizuar jemi të shqetësuar, sepse vihet në rrezik jeta e tyre dhe e familjarëve të tyre. Janë të shumta rastet që prokurorët janë kërcënuar.

Krimi i organizuar shqiptar është shumë i rrezikshëm dhe këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe agjencitë e huaja me të cilat ne bashkëpunojmë.

Nuk flasim për krim të rrezikshëm imagjinar, por për real.”, tha Dumani në intervistën për RTSH.