I komunikohet masa e sigurisë në spital/ Vrau bashkëmoshatarin, arrest me burg për 14-vjeçarin 

Kronike

Publikuar: 22/11/2024

I komunikohet masa e sigurisë në spital/ Vrau bashkëmoshatarin, arrest me burg për 14-vjeçarin 

Gjykata ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për 14-vjeçarin që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi shokun e tij.

Seanca gjyqësore është zhvilluar në spitalin privat ku ai po qëndron i shtruar. 

Mario Perlleshaj akuzohet se goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”.

14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.