Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, ditën e sotme prindër dhe nxënës u mblodhën bashkë për tu solidarizuar në një marshim protestë nga shkolla “Fan Noli’ në Tiranë që u vendos më pas përballë Ministrisë së Arsimit.
Marshimi protestë vjen si qëllim për sensibilizimin e institucioneve dhe shoqërisë që ngjarje si ajo e vrasjes së Martin Canit të mos ndodhin më.
“Qeveria që e sheh përgjegjësinë tek mbyllja e TikTokut tregon se nuk e ka bërë punën si duhet”, thotë një vajzë pjesë e protestës.
Qytetarët mbajnë në duar dhe pankarta të tjera ku shkruhej: ‘‘Dhimbja e një nëne është thirrja jonë për ndryshim”, ‘‘Fëmijët duhet të jetojnë jo të vriten”, ‘‘Në një shkollë që duhej ta mbronte, një fëmijë humbi jetën”.