Shqiptari kapet në Republikën Domenikane me dy çanta shpine të mbushura me kokainë

Kronike

Publikuar: 20/11/2024

Shqiptari kapet në Republikën Domenikane me dy çanta shpine të mbushura me kokainë

Një shqiptar është arrestuar në Republikën Domenikane pasi dyshohet se ka tentuar të trafikojë kokainë.

Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Drogës (DNCD) tha se shqiptari u ndalua pasi një rreze X e bagazhit të tij zbuloi drogën e fshehur brenda çantave.

Me hapjen e valixhes e parë, u gjetën disa veshje dhe një çantë shpine, me 19 pako me kokainë. Nga kontrolli në valixhen e dytë u zbulua një tjetër çantë shpine me 21 pako kokaine. Prokuroria Publike dhe DNCD kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në dërgesën e dështuar të drogës në Madrid të Spanjës, ndërsa 29-vjeçari u dorëzua në polici për ndjekje penale.

DNCD sekuestroi gjithashtu një çantë me 36,100 dollarë pesos domenikane dhe një iPhone që i përkisnin shqiptarit.

Vlen të theksohet se gjatë aksionit të SPAK disa ditë më parë që çoi në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të kokainës së bashku me laboratorin për nxjerrjen e drogës nga lëkurët e lopëve, kompania “Alb Lëkura” kishte marrë ngarkesat nga Republika Domenikane. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtën linjë trafiku.