Kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Sali Berishën

Politikë

Publikuar: 19/11/2024

Kërkon lirinë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Sali Berishën

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.  Berisha kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kushdërshtim me Kushtetutën sepse është shmangur Kuvendi duke qenë deputet.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhet në kërkesën e Sali Berishës. Me vendimin ndaj kërkesës së Berishës Gjykata Kushtetuese vendos precedentë nëse do kërkohet për masat e tilla autorizimi pranë Kuvedit apo jo. Kreu i PD-së ndodhet prej 11 muajsh nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.