Klaudio Prendi, i ish-gjyqtarit Fran Prendi, u qëllua me breshëri plumbash sapo kishte dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40 të 20 nëntorit.
Objektivi i atentatit, Klaudio Prendi, 30 vjeç, fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jeta në spital.
Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar sapo Prendi ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, e cila është mbushur plotë me vrima plumbash.
Nuk dihet nëse motivet e vrasjen lidhen me të shkuarën e të riut apo me detyrën e babait si gjyqtar i Krimeve të Rënda, i cili ka firmosur mbylljen në burga të bandave të rrezikshme kriminale.
Në 6 maj të vitit të kaluar, Klaudio Prendi, sipas policisë, ka qëlluar me armë në ajër, në dalje të qytetit të Pukës në aksin rrugor Pukë – Fushë-Arrëz.
Ndërkaq, gjatë detyrës si gjyqtar, Fran Prendi ka dënuar në shkallë të parë grupin e Emiljano Shullazit. Për 5 anëtarët e bandës kriminale, gjyqtari Fran Prendi ka dhënë 55 vite burg, nga 64 që kërkoi Prokuroria.
Prendi ka qenë gjyqtari në seancën paraprake për shqyrtimin e “Dosjes 339”. Ai ka dhënë vendimin për Fadil Kasemin që vrau bashkëshorten gjyqtare, Fildez Hafizi.
Prendi gjykoi dhe Salvatore Lettizian, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.
Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme.
Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.