Ilir Meta po rekruton njerëz në burg dhe ka hedhur 5 milionë USD për të eliminuar kundërshtarët? Akses si Nuredin Dumani në qeli. A do futet ish kreut i shtetit në 41 bis?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 19/11/2024

Ilir Meta po rekruton njerëz në burg dhe ka hedhur 5 milionë USD për të eliminuar kundërshtarët? Akses si Nuredin Dumani në qeli. A do futet ish kreut i shtetit në 41 bis?

Disa ditë më parë opinioni publik u trondit nga jeta përrallore e killerit famëkeq Nuredin Dumani në burg. Vrasësi me pagesë i grupeve kriminale, i penduar i drejtësisë, u shfaq i kuruar para një laptopi, me linjë interneti dhe rrjete sociale, duke komunikuar me figura të krimit dhe kërcënuar. Dumani është shfaqur gjithashtu duke filmuar veten në palestër.

Por, Nuredin Dumani duket se nuk është i vetmi që e ka kthyer burgun në suitë. Ilir Meta, i arrestuar disa ditë më parë në mënyrë demostrative për korrupsion dhe pastrim parash, ka akses në rrjetet sociale dhe vijon të bëjë politikë nga burgu.

Metës i mungojnë vetëm shfaqjet groteske majë hekurave dhe nëpër male. I goditur nga SPAK si ikonë e korrupsionit, Meta përdor telefon si dhe ka laptop në burg, në mënyrë të paligjshme, benefite që nuk i kanë të burgosurit e tjerë.

Nga qelia, Meta mban pothuajse çdo ditë qëndrime politike, përmes rrjetit social Facebook, për buxhetin 2025, zgjedhjet në SHBA, integrimin, pensionet etj., madje kërcënon nga burgu edhe prokurorët që hetuan korrupsionin e tij, dëshmitarët etj.

Dy vjet më parë, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Ndërkaq, Sali Berisha, vite më parë, e ka akuzuar Ilir Metën për dy vraje. “Mbi këta të dy (për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij) rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve”, ka deklaruar Berisha.

Në vitin 2018, Tom Doshi akuzoi Ilir Metën se kishte porositur vrasjen e tij. Ndërkaq, PD-ja dhe Berisha akuzuan Metën se kishte porositur jo vetëm vrasjen e Tom Doshit, por edhe të Mhill Fufit.

Ish-deputeti Halit Valteri, personi që bëri kallëzimin në SPAK ndaj Ilir Metës për çështjen e lobimit, ka deklaruar se ish-presidenti mund të hakmerret nga brenda burgut kundër personave që e çuan pas hekurave. Madhe, Valteri theksoi se tërthorazi edhe ai është kërcënuar.

Valteri sinjalizoi se Ilir Meta po rekruton persona në burg për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve. Një burim i pakonfirmuar sinjalizon se Ilir Meta ka hedhur 5 milionë USD për t’u hakmarrë ndaj personave, të cilët e futën në burg.