Një tjetër operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit në të gjithë Tiranën. Bëhet fjalë për një megaoperacion nga krimi ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se nga hetimet është zbuluar një rrjet i gjerë për sa i përket mashtrimeve ekonomike dhe me Kriptomonedha. Deri në këto momente janë dhjetëra persona të ndaluar nga ana e policisë së Tiranës. Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë Krujë, lagjet Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të kryeqytetit. Ky operacion pason atë antidrogë me 10 të arrestuar dhe 48 lëkurë gjedhi të regjura në kokainë, në Tiranë dhe Fushë-Krujë kryesisht, por edhe në qytete të tjera