Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai tha se është thirrur për çështjen e “21 janarit”.
“Jam thirrur për 21 janarin, si person që kam dijeni”, tha Prenga. SPAK po zhvillon hetime për ngjarjen e 13 viteve më parë, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të opozitës së atëhershme, mazhoranca e sotme.