Ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, Gjykata e Korçës lë në burg mësuesin Bledar Duro

Aktualitet

Publikuar: 16/11/2024

Ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, Gjykata e Korçës lë në burg mësuesin Bledar Duro

Gjykata e Korçës ka lënë në burg mësuesin e arteve Bledar Duro. Ai akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura të shkollës 9-vjeçare “Sotir Gura”, ku ai punonte.

Mësuesi doli ditën e sotme para togave të zeza, që caktuan masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Ai akuzohet se u dërgoi nxënësve, jashtë orarit të mësimit, SMS në aplikacionin WhatsApp me përmbajtje të rëndë. Duro u arrestua të mërkurën e 13 nëntorit, pas denoncimit të të miturave, teksa u shkarkua edhe nga detyra.

E pranishme në ambientet e gjykatës ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka dalë në mbrojtje duke thënë se vajzat i ka ngacmuar nën efektin e alkoolit. Bisedat e mësuesit me nxënëset kanë nisur para një muaji. Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”.