Operacioni që çoi në zbulimin e një laboratori kokainë në fshatin Qereke të Fushë Krujës u pasua me 10 të arrestuar, 3 prej të cilëve nga Amerika Latine. Në total SPAK thotë se u sekuestruan 6.1 kg kokainë.
Prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:
“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”