Shpërthim me tritol në Tropojë

Kronike

Publikuar: 15/11/2024

Shpërthim me tritol në Tropojë

Një shpërthim  me lëndë plasëse ka ndodhur në afërsi të një banese në fshatin Mserr, në Tropojë.

Sipas asaj që njofton policia si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të banesës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

“Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.”, njofton policia.