Deputetët e PD, Gazment Bardhi, Dash Sula dhe Albana Vokshi bllokuan foltoren e parlamentit, pasi iu ndërpre fjala deputetes Elda Hoti nga kryeparlamentarja Spiropali. Në seancën e sotme prej 1 orë e 20 minutash po diskutohet për Ilir Beqajn dhe dëshminë e munguar tek komisioni hetimor i shëndetësisë.
Spiropali i kërkoi Hotit t’i përmbahet procedurës dhe rendit të ditës, ndërsa deputetja u çua nga vendi tek foltorja për të protestuar para Spiropalit së bashku me Bardhin dhe Vokshin.
“Keni folur sa herë keni kërkuar, respekti rregulloren”, tha Spiropali, ku më pas u kërkoi deputetëve të largohen nga foltorja, dhe të njëjtën kërkesë ia bëri edhe Gardës.