EMRAT: Kush janë 12 drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë

Kronike

Publikuar: 14/11/2024

EMRAT: Kush janë 12 drejtorët e Drejtorive Vendore të Policisë

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezanton emrat e drejtuesve të policive në qarqe.

“Pas fazës së konkurrimit, aplikuar për herë të parë, kalojmë sot stafetën e drejtimit të 12 Drejtorive Vendore të Policisë së Shtetit, tek një brez i ri oficerësh me përvojë dhe integritet. “Duke u ofruar mbështetjen e plotë strukturave policore, çojmë para arritjet e deritanishme dhe prodhojmë më shumë siguri për qytetarët tanë.

“Ju kërkoj drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri.”– u shpreh Hoxha.

Emrat e rinj të drejtorëve të policisë në qarqe

Tiranë – Elton Alushi

Durrës – Vilson Bala

Elbasan – Fatmir Hoxha

Shkodër – Fatmir Lleshaj

Lezhë – Altin Mena

Kukës – Gentian Berberi

Dibër – Artion Duka

Fier – Skënder Hita

Berat – Luigj Vathi

Vlorë – Elidon Çela

Korçë – Erion Ahmeti

Gjirokastër – Altion Merizaj