Aksidenti i rëndë në Fier, kush është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën

Aktualitet

Publikuar: 14/11/2024

Aksidenti i rëndë në Fier, kush është çifti i bashkëshortëve që humbën jetën

Vangjel dhe Marga Ajdini është çifti i cili humbi jetën ditën e sotme pas aksidentit tragjik të ndodhur në orën 05:30 në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”.

Një autobot që drejtohej nga Sazan Arapi u përplas me fordin ku udhëtonte çifti Ajdini. Sazan Arapi dhe pasagjerja që ndodhej në autobot, Arjanisa Arapi, e cila dyshohet se është bashkëshortja e tij kanë mbetur të lënduar.

Të dy janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.