Akuzohet se ngacmoi seksualisht 2 nxënëse të mitura, arrestohet mësuesi i shkollës 9-vjeçare në Korçë

Kronike

Publikuar: 13/11/2024

Akuzohet se ngacmoi seksualisht 2 nxënëse të mitura, arrestohet mësuesi i shkollës 9-vjeçare në Korçë

Një mësues, i cili jepte mësim në një shkollë 9-vjeçare është arrestuar në qytetin e Korçës për ngacmim seksual. Mësuesi Bledar Duro dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve të mitura dhe hetimet i kanë kaluar prokurorisë vendore. “Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.