Masakra me 4 të vrarë në Dobraç, çështja i kalon për hetim SPAK-ut

Kronike

Publikuar: 11/11/2024

Masakra me 4 të vrarë në Dobraç, çështja i kalon për hetim SPAK-ut

Masakra e Dobraçit me 4 viktima kalon për hetim në SPAK.

Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër që është kompetencë e SPAK.

Si ndodhi atentati në Shkodër? 

23-vjecari Hamza Lici dhe miku i tij Arlind Bushati 32 vjeç lëviznin me automjet në zonën që konsiderohet “bastion” i fisit të Bajrave në Dobraç. Atentatorët, ende të paidentifikuar, i dolën paralel dhe lëshuan breshëri plumbash, duke i lënë të dy të pajetë. Makina humbi kontrollin, dhe përplasi motoçikletën e bashkëshortëve Basha, të cilët humbën jetën. 

Grupi hetimor po punon për gjurmuar para atentatit makinën “Range Rover Sport” të cilën autorët e shkrumbuan pa lënë asnjë gjurmë pas ngjarjes.  Hetuesit janë përqendruar në marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, duke zgjeruar rrezen e kërkimit brenda qytetit dhe lagjet periferike, përshirë “Kirasin” dhe bypass-in e qytetit.

Viktimat e atentatit në Shkodër 30 tetor 2024:
Hamza Lici 23 vjeç, vëllai i Ibrahim Licit.
Arlind Bushati 32 vjeç, djali i Xhemal Bushatit.
Flutura Basha 56 vjeçe, qytetare e pafajshme – Bashkëshortja e Bashkimit.

Bashkim Basha 67 vjeç, qytetar i pafajshëm – Bashkëshorti i Fluturës.