GJKKO i zbuti masën, mjeku Edmond Gashi i rikthehet punës në klinikën private

Aktualitet

Publikuar: 11/11/2024

GJKKO i zbuti masën, mjeku Edmond Gashi i rikthehet punës në klinikën private

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbutur sot masën e sigurisë për mjekun onkolog, Edmond Gashi.

Na “arrest shtëpie”, mjeku Gashi është liruar me garanci pasurore 20 milionë lekë (të vjetra). Gashit i është bllokuar pasaporta për të mos e lejuar që të dalë jashtë vendit.

Hetuesit thonë se mjeku Edmond Gashi në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij Halil Gashi. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, sipas Prokurorisë mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Ndërkohë, pas ndryshimit të masës së sigurisë, mjeku Edmond Gashi nuk ka humbur kohë dhe i është rikthyer punës në klinikën private “Megis”.