Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese në Shkodër

Kronike

Publikuar: 10/11/2024

Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.