“Jemi në fazë bashkëpunimi me ‘Nismën Thurje'”, Shabani reagon pas deklaratës së Bashës: Ka zero shanse të jemi bashkë në zgjedhjet e 2025-ës

Politikë

Publikuar: 09/11/2024

“Jemi në fazë bashkëpunimi me ‘Nismën Thurje'”, Shabani reagon pas deklaratës së Bashës: Ka zero shanse të jemi bashkë në zgjedhjet e 2025-ës

Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani ka përgënjeshtruar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se janë në fazë të avancuar diskutimi me njëri-tjetrin për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 202.

Në një postim në rrjetet sociale, Endri Shabani shkruan se ka zero shanse që “unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës”.

Ka zero shanse që unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës. Pikë”, shkruan Shabani në postimin e tij. Kujtojmë se Basha, i ftuar në emisionin ‘Log.’ në News24 mbrëmjen e së premtes, është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë.

Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund ti mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.